Hirushka Zekthi, modelistja që bëri histori që në fillesat e modelizmit në Shqipëri në vitet ’80, ka rrëfyer mbrëmjen e sotme jetesën në “Bllok” dhe historinë me veshjen e vajzës së ish-kryeministrit Adil Çarçani.
Bënin darka me një nivel të sofistikuar në Bllok?
“Darka, pushime jashtë shtetit ç’të të them… Vajza e Adil Çarçanit, Teuta, një vajzë simpatike ka qenë, donte një pallto dhe e donte shumë shpejt se ikte për në Paris, dhe më tha ngelën parizienët duke më thënë ku e ke blerë këtë pallto”, tha Zekthi në emisionin Top Story.
Hyrje daljet në bllok si ishin për ju?
“Thonin a ardh Hirushka, dhe thoshte ushtari vazhdo. Jua them sinqerisht Kam 34 vite në Gjermani, kam jetuar shumë ambiente luksoze por atë ambient komod dhe luksoz, unë në Gjermani nuk e kam parë. Ambineti shtëpisë, ushqimi, veshja…
Nga vitaminat më të ndryshme që në market në Germani nuk janë të gjitha mund t’i porosisje ekstra. Një luksozicitet që ç’të të them. Që kur shkoja në shtëpi më dukej shtëpia ime e zezë, e errët”, tha modelistja për jetesën në ish-Bllok.