Historia e një 25-vjeçari shqiptar është kthyer në kryefjalë së fundmi në Francë, duke hapur dhe një debat të madh politik.
I riu shqiptar ka jetuar në Francë prej 12 vitesh, por autoritetet francëze i kanë refuzuar nënshtetësinë me arsyetimin se nuk njihte emra të caktuar ministrash apo elementë të historisë së Francës.
Me diplomë profesionale, dy punë me kontribute të dyfishta në buxhetin e shtetit”, por për prefekturën e Haute-Vienne, 25 vjeçari nga Shqipëria, Antoine (emër që mediat franceze i kanë vënë të riut shqiptar për të mos i zbuluar identitetin) nuk justifikon kulturën e përgjithshme të mjaftueshme për t’u bërë shtetas francez.
“Le Parisien”, ishte e para që zbuloi këtë histori që më pas u shpërnda në të gjitha mediat duke hapur debat rreth pyetjeve që parashikon testimi për nënshtetësinë.Shkrimi i plotë:“Ai është një djalë 25-vjeçar i ardhur nga Shqipëria në Francë që në moshën 14-vjeçare. Me familjen e tij, ai fillimisht fjeti në rrugë për disa muaj, pastaj gjetën strehim në Limoges. Djali tashmë ka një diplomë franceze në një shkollë profesionale. Ka punuar si kamarier për një kohë në një restorant dhe në të njëjtën kohë krijoi biznesin e tij të pastrimit të makinave. Pas njëmbëdhjetë vjetësh në Francë, ai aplikoi për shtetësi dhe u thirr për një test me gojë mbi historinë dhe kulturën franceze, dhe për fat të keq për të, ai dështoi. Ai kërkoi shpjegime dhe prefektura ia ktheu listën e pyetjeve që nuk kishte mundur t’i përgjigjej. Dhe rezulton se ato nuk ishin pyetje aq të lehta. Ai u pyet se ku janë Arromanche (një nga plazhet në Normandi) dhe Nouméa (në Kaledoninë e Re). Ai u pyet se kush ishte Edith Cresson, kryeministre e Francës në 1988, etj.” shkruhet në Le Parisien, e cila saktëson se i riu shqiptar i rritur në Francë flet frëngjisht pa të meta dhe se është aktiv në jetën e komunitetit lokal.
Gazeta u bëri të njëjtin test dy studentëve francezë, dy djem mësuesish: Ata nuk mund t’i përgjigjeshin gjysmës së pyetjeve të testit. Ata nuk e njihnin Edith Cresson dhe nuk e dinin se ku ishte Arromanche.
Një aplikim për nënshtetësinë franceze përfshin një intervistë në prefekturë, në të cilën kandidatëve u kërkohet të demonstrojnë njohuri për historinë dhe kulturën e Francës, si dhe të demonstrojnë asimilimin e tyre dhe aderimin ndaj vlerave të republikës franceze. Ndryshe nga shumë vende të tjera, nuk ka test me shkrim përkundrazi është një intervistë personale me një punonjës në prefekturë.“Pas disa pyetjeve për historinë e Francës – të cilave i riu përgjigjet mire – Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore, Napoleoni, Marseillaise, pyetje rreth Limoges dhe Limousin intervista ndryshoi papritur në një seksion që prek jetën e tij private. Zyrtari më pyeti se cila ishte feja ime, çfarë mendoja për Karim Benzeman apo edhe nëse preferoja Francën apo Shqipërinë. Më vjen keq që nuk arrita ta filmoj intervistën”, thotë i riu shqiptar.Antoine pohon gjithashtu se pyetjes për numrin e shteteve që janë pjesë e Bashkimit Evropian nuk i është përgjigjur asnjëherë “110”, por “27”.“Është e drejta e tyre të refuzojnë që të më natyralizojnë, por nuk mund të pranoj që gjëra të rreme janë shkruar në procesverbal dhe që më bëhen pyetje të paligjshme ose të padrejta”, argumenton ai.Gazeta i ka shkuar deri në fund hetimit të rastit dhe ka parë se ka shumë mospërputhje në procesverbale. Gazetarët i janë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme për të Huajt në Francë (DGEF) dhe prefekturës Haute-Vienne por ata nuk kanë dhënë përgjigje.“Përballë këtyre mospërputhjeve, të dy autoritetet nuk dhanë përgjigje.
DGEF përfundimisht na ktheu në prefekturën Haute-Vienne. Me gjithë kërkesat tona të shumta, prefektura u mjaftua duke na kujtuar dekretin që përcaktonte kushtet e intervistës, duke shtuar se “nuk ishte provim. Nuk pritet as një pyetësor standard dhe as një pikë minimale dhe pyetjet e bëra, të cilat marrin parasysh gjendjen e aplikantit (niveli i arsimimit, situata social-profesionale, kohëzgjatja e qëndrimit në Francë), më së shpeshti u referohen elementeve të përfshira në broshurën e lartpërmendur”, ishte përgjigja për Le Parisien.