20 plagë me thikë i morën jetën Bledar Dedjas në Treviso të Italisë. Në këtë përfundim ka dalë mjekësia ligjore italiane, pasi ka kryer autopsinë e trupit të pajetë të 39-vjeçarit.
Për sa i përket pistave të hetimit, karabinierët dyshojnë se vrasja mund të ketë qenë për motive pasioni dhe se fakti që autorët e kanë lënë gjysmë të zhveshur viktimën tregon se ata kanë dashur ta poshtërojnë. Hetuesit mendojnë se shqiptari është qëlluar me thikë në fund të marrëdhënies seksuale. Telefonata e tij e fundit rezulton të jetë bërë me kunatën.
Në lidhje me ngjarjen, në “Shqipëria LIVE” foli nga italia gazetarja Alba Kapi, e cila tha se shqiptarit i kanë ngritur kurth dhe më pas e kanë vrarë.
“Nga ora 16:00 deri në orën 19:00, të datës 20 janar. Dy goditje nga 20 të tilla kishin rezultuan fatale, një në shpatull dhe një në mushkëri. Janë marrë në pyetje familajrët dhe të njohurit e tij. Trupi u gjet 100 metra larg makinës së tij. Dyshohet se kemi të bëjmë me disa vrasës. Autori ka qenë mashkull, pasi plagët me thikë kanë qenë shumë të dhunshme, madje dyshohet se autori ka qenë në gjendje shumë të rënduar psikologjike dhe dhe agresive. Ka dyshime se mund të ketë lidhje dhe me gjakmarrjen.
Plagët më të shumta ishin në shpinë, që trego nse atij i është ngritur një kurth. Ai ka qenë duke folur me dikë përballë, kur dikush tjetër e ka sulmuar me thikë nga pas.”-tha gazetarja.
Nga ana tjetër, avokati Erdis Doraci foli se një vajzë ka deklaruar në polici se kishte rreth 2 vjet që komunikonte me 39-vjeçarin, pasi ishin njohur në një aplikacion takimesh. Kjo ka ngritur dyshime se kemi të bëjmë me një lidhje jashtëmartesore dhe një krim pasioni.
“Ka disa dyshime, pasi një vajzë që është marrë në pyetje ka deklaruar se kishin një lidhje me biseda. Ajo pretendon se e ka njohur në rrjetet sociale Bledarin dhe ata kanë pasur komunikim prej dy vitesh. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një krim pasioni. Dyshohet se në vendngjarje mund të ketë qenë dhe një makinë e dytë, e autorëve. Nga autopsia, mjekët ligjorë kanë parë disa njolla që të lënë të kuptosh se ka pasur marrëdhënie seksuale para vrasjes. Pra, ka indicie se ka pasur akt seksual pak fare para se ai të vritej.
Një vajzë ka deklaruar se fliste me të pasi e kishten johur në një aplikacion takimesh, por kjo nuk do të thotë detyrimisht se ka lidhje me vrasjen.”– tha avokati.