Nik Xhelilaj po pushon prej disa ditësh në vendlindjen e tij dhe nuk ka ngurruar të shpërndajë shpesh foto.
Aktori shqiptar, që tashmë vazhdon karrierën në Turqi, ka qenë i ftuar së fundmi në disa emisione, por ka gjetur kohë për të shpenzuar edhe me familjarë e të afërm.
Me një modesti që rrallë e sheh te një artist i madh si ai, 41 vjeçari nuk ka promovuar as jetën e luksit e as vendet super të lakmuara që sheh rëndom, por ka treguar me thjeshtësi foto me familjarë, teksa darkojnë, teksa bëjnë plazh, apo pushojnë së bashku.
Në një kohë kur ajo që na serviret për konsum çdo ditë nga VIP-at ka krijuar një standard shpesh të sforcuar, për realitetin e shumë njerëzve në vend, Niku mbetet një nga të paktët që “reklamon” ende dashurinë mes njerëzve të dashur, pa patur nevojë të promovojë luksin (që nuk i mungon). /Living.al