Pak ditë më parë bëri bujë në rrjet një deklaratë e influencuesit portugez, Ricardo Martins Pereira. Ky i fundit ka bërë disa ditë pushime në Shqipëri, mes Tiranës dhe Durrësit.
Në postimet e tij në rrjetet sociale, Ricardo ka shkruar shumë për Shqipërinë, por vëmendjen e mori një postim ku ai thoshte ‘se nuk kishte parë asnjë vajzë të bukur’.
Mëngjesin e kësaj të enjte ai ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” ku përveçse foli për të gjitha përshtypjet që i kishte lënë vendi jonë, gazetari sqaroi edhe deklaratën e tij.
Ricardo u shpreh se ishte një shaka dhe se këtë nuk e kishte shkruar aty ku mund t’a shikonin të gjithë, por në një kanal privat.
“Ishte e gjitha një shaka. Në Intagram kam një personalitet, ndërsa në kanalin tim privat në Instagram veproj ndryshe dhe bëj shaka me ndjekësit. Në kanalin e dytë ‘tallem’. E përdor atë që të ngacmoj ndjekësit e mi.
Isha i martuar me një personalitet të njohur televiziv në Portugali dhe jam i ndarë që në vitin 2020. E që atëherë më pyesin nëse jam i lidhur, kur do dashurohem”, tha influencuesi i njohur.
I pyetur nëse i kanë shkruar shqiptarët në lidhje me këtë deklaratë, ai u shpreh:
“Kisha shkruar shumë gjerë të bukura për Shqipërinë dhe askush nuk kishte shkruar asgjë. Kjo ishte e vetmja që më bëri bujë. Më kanë shkruar shumë vajza dhe jo shumë të bukura”.
Ndërkohë në fund të intervistës, Ricardo Martins Pereira shprehet:
“Ka vajza shumë të bukura dhe inteligjente dhe unë kam shumë përshtypje të mira. Shqiptarët janë njerëz shumë interesantë, inteligjentë dhe mbi të gjitha shumë miqësorë. Por unë nuk po shikoja në drejtimin e duhur”.