Këngëtarja e njohur Eni Koci e cila është martuar me Genc Prevlukaj me të cilën ndan edhe një vajzë, Adean, ka folur për herë të parë në një intervistë, për marrëdhënien e saj me djalin e bashkëshortit nga martesa e tij e mëparshme, Gjinin.
Ajo ka treguar se në këtë fazë të jetës së tij, Eni e konsideron shok dhe se kanë një harmoni të madhe në marrëdhënien e tyre.
“Ai është tip shumë, ka një lloj autoriteti, ka formuar një karakter, nuk bëhet pjesë e lojës kollaj, por zakonisht jemi grup kundër Gencit. Është fantastik, kam një raport shumë të mirë, e kam si shok,” tha Eni.Ndër të tjera këngëtarja theksoi se Gjini është një person mjaft i rëndësishëm në jetën e saj teksa u shpreh: “Është një person shumë i rëndësishëm tashmë në jetën time kështu që jam shumë e lumtur që që prej fillimit kemi pasur një harmoni shumë të madhe mes nesh, por sigurisht mes gjithë familjes në këtë rrethanë.”
Nga ana tjetër vet Genci u shpreh se dhe pse djali i tij është rritur dhe shkon në fakultet përsëri ai e quan të vogël. Megjithatë ai theksoi se ai është një djalë i matur i cili punon shumë.
“Unë e them shpesh, është edhe njëfarë lloj investitori në qetësinë tonë sepse është djalë i matur shumë, punon, është në fakultet. Unë e ngatërroj, them është djali im i vogël apo djali,” u shpreh Genci në “The Elite Way”.







