Tiranë, efektivi i policisë plagos rëndë 45 vjeçarin, dyshohet se i ngacmoi të dashurën

 Tirana u trondit sot pasi efektivi i policisë në Drejtorinë e Kufirit në Laprakë, Erjon Goxhara ka plagosur një 45-vjeçar mesditën e sotme të kompleksi ‘Kika2’ te zona e njohur si Komuna e Parisit .

I plagosur ka mbetur Lorenc Kosta, ndërsa sipas policisë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për ‘motive’ të dobëta’. Plagosja dyshohet se ka ndodhur pasi 45-vjeçari i ka ngacmuar partneren efektivit të policisë.

Më poshtë ju sjellim disa nga pamjet e ngjarjes ndërsa mësohet se ndihma iu dha të plagosurit nga disa shtetas të huaj. Lorenc Kosta ka mbetur i plagosur në këmbë, dhe është dërguar në spitalin e Traumës ndërsa ka patur të paktën 5 të shtëna.

Vetë drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i cili ishte në vendin e ngjarjes, në një prononcim për mediat bëri me dije se ka komunikuar me autorin e dyshuar dhe i ka bërë thirrje që të dorëzohet. Sipas Vocajt ai është në gjendje shumë të rëndë psikologjike, ndërsa theksoi se s’ka pasur për qëllim që ta vrasë, pasi e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *