Tiranë/ Tentoi dy herë të vetëvritej sot, i riu përfundon në spital me dëmtime të shumta

Një i ri në Tianë ka tentuar dy herë vetëvrasjen ditën e sotme, por fatmirësisht nuk ia ka arritur qëllimit.

Sipas policisë 29-vjeçari H.L ka tentua t’i japë fund jetës në banesën e tij duke tentuar vetëvrasjen me litar, por fatmirësisht ëhstë parë në kohë nga familjarët e tij të cilët nuk e kanë lejuar.

Më pas i riu është hedhur nga kati i dytë i banesës dhe ka rënë në tokë. përshkak të lartësisë ai ka pësuar dëmtime të shumta, dhe tashmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Më datë 13.04.2023, rreth orës 16:05, shtetasi H. L., 29 vjeç, në banesën e tij, në Qytet Studenti, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret me litar por e kanë ndaluar familjarët. Më pas ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *