1 i vrarë dhe 1 i plagosur, ky është bilanci i atentatit mbrëmjen e sotme në Dukagjin. • I vrarë ka mbetur Zef Guri ndërsa djali i tij Gjin Guri ka mbetur i plagosur rëndë. • Shkaku i atentatit nuk është konfirmuar ende por dyshohet se është për shkak të problemeve që kishte Gjin Guri. • 40-vjeçari njihet si njeri problematik në zonë dhe në vitin 2021 i është vendosur tritol në lokal. • Ndërkohë që në vitin 2015, Guri është përplasur dhe me policinë për shkak kultivimit të kanabisit. • Nga shkëmbimi i zjarrit, ai ka qenë dënuar me 7 vite dhe 2 muaj burg. • Policia për shkak të terrenit të vështirë ka nisur kërkimet për autorët nga ajri.