Tregu gjerman në krizë?! Numri i të papunëve arrin numrin më të lartë që nga 2015

Papunësia arriti deri në 6.4% gjatë muajit janar nga 6% që ishte dhjetorin viti të kaluar, duke shënuar një rekord të ri në dekadën e fundit në Gjermani.

Sipas Agjencisë Federale të Punësimit, 2,993 milionë qytetarët kanë rezultuar të papunë gjatë këtij janari, shifra këto më të larta në krahasim me vitet e kaluara.

Numri i të papunëve është më i larti në Gjermani që nga shkurti i vitit 2015, kur arriti në 3.017 milionë.

Sipas autoriteteve gjermane, rritja e ndjeshme e papunësisë në muajin janar i atribuohet pjesërisht përfundimit të shumë kontratave të punës në fund të vitit, ndërsa shumë vende pune humbasin edhe për shkak të kushteve atmosferike.

Screenshot_17

Mirëpo, nuk janë vetëm këta shkaktarët, sqaroi kreu i Agjencisë, Andrea Nalles.

“Dobësia ekonomike po lë shenja gjithnjë e më të thella,” vuri në dukje ai, duke shtuar se kërkesa për fuqi punëtore është gjithashtu në rënie.

Në janar u raportuan 632,000 vende të lira pune, 66,000 më pak se një vit më parë.

Nga ana e punëdhënësve, kryetari i shoqatës përkatëse, Rainer Dulger, foli për një “sinjal rreziku” në tregun e punës dhe theksoi se “është koha për veprim”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *