Hetime intensive po kryen me qëllim zbardhen e plotë të dinamikës së ngjarjes së rëndë të zbuluar ditën e djeshme nga autoritetet teksa një vajzë me nënshtetësi të huaj, e identifikuar si Ryyan Alwan 24-vjeç, u gjet e masakruar me thikë në një ndërtesë 3-katëshe në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë, nga 49-vjeçari Fadi Alwan.
Deri më tani është raportuar se 24-vjeçarja është gruaja e 49-vjeçarit, por dyshimet e reja të grupit hetimor po hedhin poshtë lidhjen e tyre bashkëshortore, duke ngritur pretendimet se 24-vjeçarja është vajza e autorit, Fadi Alwan.
Deri më tani, nga ajo çka është bërë me dije, 24-vjeçarja është vrarë nga, Fadi Alwan 49-vjeç, të dy palestinezë, ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur më 22 shkurt. Referuar kamerave të sigurisë të aeroportit si dhe sistemit TIMS, çifti palestinez kanë hyrë në Shqipëri më datë 19 shkurt.
Ata kanë marrë me qira një godinë 3-katëshe Tiranë në rrugën “Gjon Muzaka”, apartament i cili ishte rezervuar paraprakisht në distancë nga një numër gjerman, i cili është telefonuar nga policia dhe është vërtetuar që nuk i përket Fadi Alwan. Personi që qëndron pas atij numri ka deklaruar se është përdorur nga 49-vjeçari për të kryer rezervimin me qëllim fshehjen e identitetit të tij, duke inicuar kështu për hetuesit se vrasja mund të ketë qenë e planifikuar.
Fadi Alëan dhe Ryyan Alwan nuk kanë dhënë asnjë dokument identifikimi tek pronarja e apartamentit duke u shprehur se nuk i kanë me vete. Ka qenë ajo e cila ka lajmëruar policinë ditën e djeshme pasi nuk i kishte parë prej ditësh çiftin të lëviznin në zonë.