TRONDITËSE/ Gruaja e Dervish Hasit punon infermiere, kolegët e dinin për martesat

Të tjera detaje tronditëse janë duke dalë lidhur me të shkuarën e Dervish Hasit, mjekut mysliman i cili kishte në banesë 3 gra dhe shfrytëzonte për prostitucion prej dy vitesh një 16-vjeçare.Gazetarja Glidona Daci ka bërë me dije mbrëmjen e kësaj të mërkure se të gjithë kolegët e mjekut Hasi, i cili aktualisht ndodhet nën arrest, ishin në dijeni për katër gratë e tij. Madje, sipas gazetares gruaja e tretë e Hasit është me profesion infermiere dhe ushtron detyrën në spitalin e “Sanatoriumit” në kryeqytet.

Ndër të tjera, Daci zbuloi dhe një tjetër detaj skandaloz, ku 16-vjeçarja dërgohej nga Hasi për të kryer marrëdhënie në grup.“Kolegët e dinin që kishte 3 bashkëshorte dhe ja kishte prezantuar vajzën e mitur si gruan e 4. Duhet të hetohet e shkuara e tij, lidhjet e tij. Sepse unë mendoj se ai ka përdorur besimin edhe për çështje të tjera.

Prindërit kishin frikë nga vajza e tyre nga reagimet por dhe nga sjellja e mjekut. Dyshimet kanë qenë se vajzë që është indoktrinuar në fe. Edhe pse feja dëshmon komplet të kundërtën. Sipas deklarimeve të saj ajo është shprehur se e kanë bërë me dëshirën e saj. Mjeku e ka detyruar vajzën të kryejnë marrëdhënie me te tjerë në grup.

Dyshohet se ka ndodhur kjo gjë”, tha ndër të tjera Daci.

Më herët mediat raportuan se Dervish Hasi ka patur lidhje me një nga të fortit e Bulqizës, Gjin Nikën, biznesmenin e kromit dhe vrasësin me pagesë i cili u ekzekutua më 30 plumba, 3 Prill, në vendin e quajtur “Ura e Tapizës” në Fushë-Krujë.

Sipas asaj që gazetarja Klodiana Lala bëri me dije, Has i kishte dhënë motrën për nuse Gjin Nikës, ndërkohë pas vdekjes së këtij të fundit përveçse mori në banesë motrën e tij me nipin, mori për grua edhe bashkëshorten e dytë të së fortit të Bulqizës. I cili gjithashtu kishte tre gra.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *