Tronditet Gramshi! Burri vret bashkëshorten dhe vëllanë me sëpatë, lajmëron fëmijët: Vrava mamin e xhaxhanë

Një krim i dyfishtë në familje ka tronditur Gramshin këtë pasdite! Mësohet se Xhevit Sinani ka vrarë bashkëshorten e tij Zegjine dhe të vëllanë, Shaqir Sinani. Policia njoftom se 80-vjeçari e ka kryer krimin me sëpatë. Arsyet nuk dihen dhe rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta. • Deri më tani raportohet se Xheviti ka vrarë fillimisht gruan në banesën ku jetonin, ndërsa të vëllanë e ka ndjekur në vreshtat e rrushit. • Pas krimit, autori Xhevit Sinani ka telefonuar fëmijët dhe i ka vënë në dijeni për ngjarjen e rëndë. Më pas është arratisur nga vendi i krimit, por policia e ka arrestuar pak minuta më vonë. • Pritet marrja e tij në pyetje për të zbardhur motivet e krimit.


 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *