Tronditet Korça, 36 vjeçari plagos me thikë shitësen dhe një burrë që ndërhyri për ta shpëtuar

Dy persona janë plagosur sot me thikë në Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, në lagjen nr. 8, në zonën e Pazarit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi J. M., 36 vjeç, banues në Korçë, ka dëmtuar me mjet të mprehtë, shtetasen A. M., 52 vjeçe dhe shtetasin V. Sh., 60 vjeç, në momentin kur ky i fundit ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se 36-vjeçari, ka goditur me thikë shitësen e një dyqani, ndërkohë që një qytetar ka ndërhyrë për të shuar konfliktin, por është plagosur me thikë në kokë.

Nga të dhënat e para dyshohet se autori i ngjarjes, vuan nga probleme të shëndetit mendor. 36-vjeçari menjëherë u kap nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *