Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm Sarandën.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se hoteli “Bizanti” që u hodh në erë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë ka qenë objekt procesesh gjyqësore me palë paditëse Dhimitër Evangjeliu dhe të paditur Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka. Këta dy të fundit rezultojnë në QKB si bashkëpronarë të hotelit dhe me administratore Miranda Çabiri.
Shpërthimi është dëgjuar në të gjithë Sarandën. Sasia e eksplozivit të përdorur ka qenë e madhe pasi përveçse ka shkatërruar hotelin dhe picerinë ka shkatuar dëme në pothuaj 20 biznese të tjera të shëtitores.