Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës mbrëmjen e kësaj të diele.Një 22-vjeçar është qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëherëshme.
Raportohet se viktima i identifikuar si Bernard Sinomati, ka qenë në ballkonin e banesës së tij në momentin kur është qëlluar, ndaj dyshoehet se arma mund të ketë qenë snajper. Ngjarja ka ndodhur në afersi të Poliklinikës së qytetit, në lagjen “Hajro Cakërri”.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e situatës. Ndërkohë autorët janë larguar në drejtim të paditur dhe nuk dihet asgjë për ta.
Gazeta Shqip mëson se më herë 22-vjeçarit i është vendosur eksploziv në banesë.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.