Ushtari i Bazës së mbështetjes dhe emergjencave Civile, Ernesto Leka, ka humbur jetën pas luftës me sëmundjen e rëndë.
Pavarësisht përpjekjeve të familjarëve dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ai fatkeqësisht nuk mundi t’ia dalë në betejën me sëmundjen e rëndë, duke mbyllur sytë në një moshë të re, në një nga spitalet e Turqisë, aty ku dhe ishte dërguar për kurim.
Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në rrjetet sociale. Të pikëlluar nga kjo humbje e madhe, Ministria i shpreh ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të Ernestit.
Postimi i Niko Peleshit:
I pikëlluar nga humbja e jetës së një prej djemve tanë të mirë, ushtarit të dytë të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile, Ernesto Leka. Pavarësisht përpjekjeve të familjarëve dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ai nuk mundi t’ia dalë në betejën me sëmundjen e rëndë, duke mbyllur sytë, në një moshë kaq të re, në një nga spitalet e Turqisë. Ngushëllime nga zemra familjes së Ernestit e kolegëve të tij!