Një 14-vjeçare e cila ishe larguar prej tre ditësh nga shtëpia e saj në Fier, është gjetur shëndoshë e mirë në një hotel në rrugën “Shemsi Haka”, në Tiranë.
Vajza me iniciale J. M. nuk kishte pasur asnjë komunikim me prindërit, të cilët të shqetësuar kanë bërë denoncimin në në Komisariatin e Policisë Patos dhe kanë kërkuar ndihmën e uniformave blu për ta gjetur.
E mitura, e cila është nxënëse e klasës së tetë në shkollën 9- vjeçare “Koli Dimo” në Frashër ishte larguar me një valixhe nga shtëpia.