Rubrika “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan nuk solli vetëm një konflikt mes shoqesh, por edhe historinë e rrallë të Faries. Ajo ka qenë e martuar me një shqiptar i cili kishte emigruar në Australi prej viteve ’50 dhe më pas u kthye në atdhe.
Faria jetonte në shtëpinë e xhaxhait, i cili e kishte birësuar sepse s’kishte fëmijë dhe njëkohësisht edhe tek prindërit biologjikë. Ajo refuzonte të martohej për mos të lënë vetëm familjen që e kishte rritur. Kur u martua me bashkëshortin, ajo ishte 50 vjeçe dhe ende nuk kishte pasur asnjë histori dashurie.
Farie: Pas 6-7 vjetësh erdhi zotëria prej Australie, erdhi në Bulqizë.
Ardit Gjebrea: Po ndonjë histori dashurie ke patur?
Farie: Mos! S’jam marrë fare me atë punë. E kisha stakuar, bir nëne të më dilte para! Ka marrë fund!
Eni Çobani: Si e ka lindur nëna, e ka gjetur australiani.
Ardit Gjebrea: Domethënë australiani…
Farie: Australiani, unë zgjodha njeriun jo pasurinë se pasuria ishte zero.
Ardit Gjebrea: E di, po ti te australiani vajte vajzë.
Farie: Po.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe?
Farie: 50 vjeçe jam martuar.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte ai kur ti ishe 50?
Farie: 65.
Ardit Gjebrea: Nuk u çudit ai kur gjeti një 50-vjeçare vajzë?
Farie: Eh, ishte gjë e jashtëzakonshme. Por unë i kisha bërë një vendim vetvetes, o rri si është për të ndenjur o krijo familje.
Ardit Gjebrea: Ishte shqiptar apo i huaj?
Farie: Shqiptar, i arratisur në ’50-ën. Pasi filloi demokracia, me ndihmën e një kushëriri të vet që jeton në Itali, Vezir Zota, me ndihmën e Kryqit të Kuq e kishin gjetur që është gjallë në Australi. Ka ardhur për herë të parë në ’93. Flas çfarë më ka thënë ai, çfarë thonë të tjerët nuk e di.
Ardit Gjebrea: Si u njohët ju?
Farie: Ka ardhur në ’96, kishte ngelur vetëm, i kishte vdekur e shoqja dhe kishte vendosur të jetonte gjithmonë në Shqipëri. Qëllimin kryesor kishte pasur të varrosej në Shqipëri. Meqë s’kishte ku të jetonte, kishte vendosur të krijonte një jetë familjare ose të kthehej përfundimisht në Australi.
Ardit Gjebrea: Dhe këtu kishte një mbesë?
Farie: Mbesën e kishte te zoti Astrit dhe rrinte te shtëpia e motrës. Gjatë kësaj kohe, njerëzit e rekomandojnë që të krijojë një ambient familjar. Mes të tjerave, kishte dalë edhe emri im. Në Mars ’97, zotëria vetë i treti vjen në Bulqizë se unë jam nga Bulqiza.
Ardit Gjebrea: Ti nuk ke qenë ndonjëherë e martuar?
Farie: Jo.
Ardit Gjebrea: Asnjëherë.
Farie: Do të dal edhe aty të të tregoj. Për arsye se unë nuk jam martuar se jam lindur e rritur në një familje shumë të mirë, kemi qenë motër e vëlla të vetëm dhe xhaja im nuk ka pasur fëmijë dhe unë kam qenë e birësuar te xhaja im. Unë nuk i lashë ata derisa ishin gjallë. Im vëlla ka qenë partizan, ka qenë oficer, ka punuar në Gjirokastër e Tiranë, unë kam mbaruar për Mjekësi.
Ardit Gjebrea: Por ti nuk u martove asnjëherë.
Farie: Jo, derisa ishin gjallë ata jo.
Ardit Gjebrea: Po pse?
Farie: Nuk i lashë vetëm./