Një 36 vjeçar në qytetin e Pogradecit ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne, pasi iu shfaqën shqetësime shëndetësore teksa ishte në ambientet e punës.
Burime thanë se 36 vjeçari Gerti Bego, puntor në një prej fasonerive të këtij qyteti nuk është ndjerë mirë ne ambientet e punës.
Kanë qenë punonjësit e fasonërisë ata që e kanë çuar më urgjencë në spitalin e qytetit, por i riu nuk ka mundur të mbijetojë.
Sipas unformacioneve paraprake që vijnë nga spitali i Pogradecit, dyshohet se vdekja e 36 vjeçarit ka ardhur për shkak të një ataku kardiak.
Priten analizat e mjekësisë ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.