Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Essex të Britanisë së Madhe ku shqiptari Sali Byberi ka ndërruar jetë pasi u godit me një elektroshok nga një oficer policie.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Essex të Britanisë së Madhe dhe mediat britanike bëjnë me dije se Sali Byberi, i cili menaxhonte një lavazh në Essex, ka sulmuar një prej oficerëve të policisë dhe ky i fundit ka përdorur ngarkesën e pistoletës elektrike ndaj tij duke e goditur shumë herë, gjë që ka rezultuar fatale për të.
Ngjarja ka ndodhur të hënën e 21 nëntorit, ku policia britanike u njoftua për trazira në lagjen ku ndodhej lavazhi që menaxhonte shqiptari. Pas pranisë së policisë për të zgjidhur përplasjet mes disa banorëve, Byberi ka goditur një prej oficerëve dhe ky i fundit i është përgjigjur me pistoletë elektrike.29-vjeçari ishte baba i tre fëmijëve ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e tij. Përmes avokatëve të tyre ata kanë treguar traumën që kanë pësuar që prej vdekjes së djalit të tyre.
“Ende nuk mund ta besojmë se çfarë ndodhi dhe si na e morën Saliun. Është pothuajse e pamundur të gjesh fjalët për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë. Kemi kaq shumë pyetje dhe gjithçka që shpresojmë tani është të paktën që të marrim përgjigje”- është shprehur motra e viktimës në intervistën e dhënë për mediat britanike.
Ndërsa partnerja e Byberit, L. Mafra, 31 vjeç, tashmë ka mbetur e vetme në rritjen e fëmijëve të tyre, Akil tetë vjeç, Egilson gjashtë dhe Fabio, pesë vjeç.
Nërkohë Policia e Essex-it ndërkohë po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.