Një lajm i trishtë ka ardhur nga Turqia e shkatërruar nga tërmeti i 6 shkurtit.
Mediat vendase raportojnë se 13- vjeçari i cili u shpëtua mëngjesin e sotëm nga rrënojat e një ndërtese në zonën e Atakya, në Hatay nga emergjencat civile por ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Nga rrënojat e ndërtesave 13 ditë pas tërmetit në Turqi, një grua 40-vjeçare, një burrë 49-vjeçar u nxorrën gjithashtu të gjallë.
Videoja tregon momentin kur ekipet e shpëtimit panë 49-vjeçarin sirian Semir Mohamed Akar. Edhe më tronditës është fakti se pasi u nxorr, gjëja e parë që bëri burri ishte t’i njoftonte se kishte njerëz të tjerë të bllokuar në rrënojat.