Miohamed Alabbar, biznesmeni i cili ka fituar të drejtën për ndërtimin e projektit të rëndësishëm të Portit të Durrësit, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Top Story”.
Grida Duma: Ju më thatë se deri në moshën 22-vjeçare nuk kishit filluar asgjë, cilat ishin punët që keni bërë?
Mohamed Alabbar: Nisa të punoja kur isha 16-vjeç në disa trupa diplomatike si korrier, më pas në moshën 16-17 vjeç për dy vite kam punuar si oficer i doganës në aeroportin e Dubait, kontrolloja valixhet e pasagjerëve, dhe në mëngjes shkoja në shkollë, isha shumë entuziazmuese, isha i lumtur që merrja 55 dollarë në muaj ishte shumë për mua. Pastaj pata fatin të fitoja një bursë dhe shkova në SHBA. Në moshën 21 apo 22 vjeçare fillova të tentoja dhe tentova derisa u bëra 38-vjeç, atëherë filloi. Ishte fillimi i frikshëm për mua. Tani kam qindra miliardë dollarë, njerëzit kishin besim te mua dhe mi dhanë e unë duhet të sigurohesh që këto para të ishin të sigurta duhej të nxirrja fitime por nuk doja t ja dija për veten, se njerëzit kishin besim më jepnin 300 mln dollarë. Unë nuk kisha përvoja të mëparshme kisha vetëm një emër të panjollosur dhe emrin e babait tim. Rreth 25 njerëz mi dhanë ato para, ishte një kompani e pasurive të patundshme, ata besuan që isha djalë i mirë e i aftë, kisha frikë se mos dështoja e mund të mos shkonte mirë, ish ai vetëdijshëm ditë e natë.