Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 20-vjeçarit Stiven Toshkezi dy ditë më parë, pasi sherrit me të rinjtë Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj 18 vjeç, ku ky i fundit ndodhet ende në arrati.
Burime për median bëjnë me dije se në dëshminë e tij lidhur me krimin, një prej autorëve të dyshuar Enzi Maze, i cili u arrestua pak orë pas ngjarës ka deklaruar përpara policisë se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën.
Enzi ka rrëfyer se ka vetëm pak ditë që është kthyer nga Holanda, ku dhe vazhdonte studimet por është vënë në dijeni për konfliktin që Alex Hoxhaj kishte me viktimën vetëm pasi ishte takuar me shokun e tij, ku ky i fundit pretendonte se ishte rrahur nga 20-vjeçari.