Ka ndërruar jetë 35-vjeçari Elvis Prendi, punonjësi i karburantit ku ndodhi shpërthimi i autobotit këtë të premte.
Ngjarja ndodhi 2 ditë më parë ku një autobot me karburant shpërtheu në autostradën Tiranë-Durrës teksa një shofer ka qenë duke u furnizuar me karburant.
Për pasojë mbetën të plagosur rëndë 2 persona, nga të cilët 35-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë ditën e sotme.