45-vjeçari Olsi Elezi, i cili u plagos në të dyja këmbët nga shpërthimi i granatës në Prrenjas ka treguar detaje nga momenti i ngjarjes. Në një rrëfim për Balkanëeb, Elezi thotë se po punonte me bel tokën e shtëpisë, në momentin që shpërtheu granata. Ai tregoi se ishin 4 persona duke punuar tokën kur ndodhi ngjarja, ndërsa nuk e mbante mend nëse kishte punuar atë pjesë të tokës më parë.
“Duke punuar plasi, nuk e mora vesh si plasi. Ishim 4 veta duke punuar me bel. Ishte toka e shtëpisë. Nuk e mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty,”- deklaroi Elezi.
Nga ngjarja mbetën të plagosur tre persona, por dy kunatat nga fshati Karkavec janë dërguar nē Spitalin e Traumës pasi janë në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të shumta.