Nënkomisari Arben Pjeçi i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme në zyrën e tij në Komisariatin e Durrës. • Pjeçit i është komunikuar shkarkimi nga detyra dhe pas këtij njoftimi i ka vrarë veten me armën e shërbimit. • Policia e Durrësit ka reaguar pas vetëvrasjes së Pjeçit. • Sipas policisë, rreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra dhe nënkomisari është gjetur i vdekur. • Pjeçi ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun dy vjet më parë. • Sipas kësaj aryse, policia njofton se Pjeçi në rrethana depresive i ka dhënë fund jetës.