Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat pjesë e panelit në emisionin “Zona Zero” në Top News ka zbardhur detaje të reja nga konflikti mes Princit Leka dhe aktores Elia Zaharia.
Gazetarja tha se ajo ishte shokuar nga shenjat e dhunës në trupin e babait të Elia Zaharias, Gjergj Zaharia. Ky i fundit ishte goditur me shkelma në këmbë aq shumë sa që kishte vështirësi të ngrihej për shkak të hematomave.
“Akti ekspertimit mjeko ligjor, dhe një burrë që pretendon se është sulmuar nga një grua dhe një plak. Unë gërmova më tepër për të parë po kjo grua a është dhunuar? Nëse fizikisht jo, po psikologjikisht? Ajo kishte shenja dhune, fizike, psikologjike. Ajo që mua më ka shokuar kanë qenë shenjat e dhunës në trupin e një të moshuari. Ai burrë mezi është çuar në këmbë nga hematomat që ka në këmbët e poshtme”, tha Bezat.
Kamerat e Pallatit Mbretëror tregojnë se princi shfaqte shenja agresiviteti, theksoi gazetarja, e cila tregoi një episod, ku ai shkelmonte një biçikletë.
“Nga kamerat e Pallatit Mbretëror del që princi e ka atë agresivitet pa u përballur me askënd. Fillimisht shkelmon një biçikletë e cila është e parkuar në oborr”, shtoi Bezat.