Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi është diagnostikuar me leuçemi pasi dje u shtrua në spital në gjendje të rëndëuar shëndetësore.
“Sky News” shkruan se 86 -vjeçari po trajtohej në kujdesin intensiv në Spitalin San Raffaele të Milanos pasi ka probleme me frymëmarrjen.
Një burim për median e huaja tha se kjo është hera e katër që ish-kryeministri diagnostifikohet me leuçemi.
“Ai është i qëndrueshëm. Ai është një shkëmb,” tha vëllai i Berlusconit, Paolo.
Manjati miliarder 86-vjeçar vitet e fundit ka pasur probleme të shumta shëndetësore. Ai ka pasur një stimulues kardiak prej vitesh, iu nënshtrua një operacioni në zemër për të zëvendësuar valvulën e aortës në vitin 2016 dhe ka mposhtur kancerin e prostatës.
Berlusconi dha dorëheqjen si kryeministër në vitin 2011, pasi Italia iu afrua një krize borxhi dhe ai u përball me disa skandale. Ai u kthye në Senat pas zgjedhjeve të përgjithshme shtatorin e kaluar.