U vetëhodh nga kati i katërt i pallatit, balerini i njohur shqiptar përfundon në spital

Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Policia përmes një njoftimi bën me dije se balerini ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra. 

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve,” njofton policia. 

Lufta e tij me alkoolin dhe depresionin ka qenë diçka që shumëkush e ka njohur dhe e ka ndjerë, pasi Eno ka ndarë haptaz vuajtjet dhe sfidat që ka kaluar.

Vetë balerini ka rrëfyer se në 2010, se si një operacion i hernies diskale do ta largonte nga rolet si solist i parë dhe duartrokitjet e publikut, për ta çuar drejt alkoolit dhe izolimit nga bota.

Eno Birko e cilësoi këtë periudhë si ëndrrën më të keqe të jetës se tij, por në një intervistë së realizuar më 2016, balerini tregoi se ia doli të dilte nga gjendja e depresionit dhe të rikthehej në skenë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *