U vra me shtizë peshkimi nga algjeriani/ Del AUTOPSIA e Klajdi Bitrit, mjeti i shpoi zemrën dhe një mushkëri

Në spitalin Torreto të Ankonës ka përfunduar autopsia mbi trupin e 23-vjeçarit Klajdi Bitri.

Mjekja ligjore Loredana Buscemi ka hartuar analizimin e parë të motivit që ka shkaktuar vdekjen e shqiptarit.

Shtiza e peshkimit ka shpuar zemrën e një mushkëri duke shkaktuar vdekjen e tij të menjëhershme. Plagët në këto dy organe janë motivi i vdekjes së Klajdi Bitrit.

Ajo ç’ka pritet që ekspertiza mejko ligjore e autopsisë të zbardh gjatë orëve në vijim është forca me të cilën është përdorur shtiza e peshkimit, thellësia e plagëve që ka ajo shkaktuar.

E ky fakt do të mund të zbardh nëse shtiza e peshkimit është përdorur me forcë qëllimisht për ta goditur apo është përdorur si shpatë për t’u mbrojtur siç deklaron autori i krimit algjeriani Fatah Melloul, 27 vjeç.

Mbi trupin e Klajdi Bitrit shtiza e peshkimit ka shkaktuar tre plagë e dy prej tyre kanë qënë vdekjeprurëse.

Ndërkohë ka nisur sot në ora 9.30 marrja në pyetje e algjerianit Melloul para prokurores Sonia Piermartini e cila pritet të zyrtarizojë dhe masën e arrestit ndaj tij për vrasje të qëllimshme për motive të dobëta.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *