U vra në sy të fëmijëve, flet vjehrri i 33 vjeçares: Grabitësit u dolën pranë shtëpisë, Dona kishte 3 mijë euro në çantë

Liridona Murseli, 33-vjeçarja që u vra mbrëmjen e 29 nëntori në Prishtinë, përcillet sot për në banesën e fundit.

33-vjeçarja, gruaja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, e cila dyshohet se u vra nga grabitësit me 29 nëntor, do të varroset në varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës.

Vjehrri i Lirdonës foli sot për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24. Shaban Murseli tha se djali me nusen dhe dy djemtë e tyre 4 dhe 6 vjeç, jetonin prej vitesh në Suedi dhe se kishin në plan të ktheheshin përfundimisht në Prishtinë. Por tragjedia e 29 nëntorit iu preu ëndrrat në mes.

Vjehrri i Liridonës rrëfeu se familjarët dhe fëmijët janë në gjendje shoku dhe se dy fëmijët e saj aktualisht ndodhen të familja e Liridonës në gjendje traume.

Shaban Murseli tha se mbrëmjen e tragjedisë nusja dhe djali u tij po ktheheshin në shtëpi nga një darkë dhe se ngjarja e rëndë sipas tij ndodhi vetëm 400 metra larg shtëpisë së çiftit.

Vjehrri u shpreh se ngjarja mund të ketë ndodhur edhe për shkak të punës së djalit të tij, i cili ka disa biznese në Prishtinë. Në të kaluarën ai ka qenë këshilltar i Behgjet Pacollit.

Ndërkaq Shaban Murseli tha se Liridona në çantë kishte 3 mijë euro dhe se ajo është përballur me autorët për të mos t’i vjedhur paratë.

“Nipi i vogël 4-vjeçar thase njëri prej grabitësve i mori telefonin”, tha Shabn Murseli.

Shaban Murseli: Kanë qenë duke u kthye nga një darkë, 400 metra pa shkuar në shtëpinë e tyre. Ishte një rrugë fshati.Rruga ku ndodhi ngjarja kishte kamera sigurie. Dy fëmijët janë 4 dhe 6 vjeç. Ndoshta mund të ketë lidhje edhe me detyrën. Sipas info që unë kam Litridona kishte pasur një shumë të konsiderueshme në çantë. Ajo ka bërë rezistemcë, nuik e ka lëshuar çantën. 3 mijë euro kishte në çantë. I kanë grabitur të gjitha sendet me vlerë, ka pasur sende ari. Nipi i vogël 4-vjeçar tha që njëri prej grabitësev i mori telefonin. Fëmijët janë në traum. Janë te familja e Liridonës.

Gazetarja: Kush ju lajmëroi?

Shaban Murseli: Sa erdha në shtëpi më telefonon djali i vogël e më thotë “babi a ke fol me Naimin”, i thashë jo, ai më thotë që kanë vrarë Liridonën. Naimi ka biznese në Prishtinë. Kishin vendosur të ktheheshin në Kosovë, për të jetuar në Kosovë.

Autorët e ngjarjes kanë qenë dy. Pasi kanë vrarë 33-vjeçaren, ata janë arratisur me makinë. Dy grabitësit  kanë qenë me një veturë me targa të huaja, të tipit BMW.

Siç ka deklaruar bashkëshorti i viktimës para hetuesve policorë, hajdutët fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Kjo situatë e tmerrshme dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë reagoi edhe vetë, kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se dhimbjen e tij e ndanë me familjen e të ndjerës Liridona Murseli

“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen time e ndaj me familjen e të ndjerës Liridona” shkruan Pacolli.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *