Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e somtme në fshatit Kagjinas në Kolonjë.
Bëhet me dije nga burimet për media se një 33-vjeçar është gjetur i pajetë.
Mësohet paraprakisht se viktima i quajtur Emiljano Bahollari është nga fshati Borovë. Sipas policisë ai ka vuajtur nga problemet me shëndetin mendor, ndërsa është futur në rezervuar, ku ka humbur edhe jetën.
Nuk dihet nëse 33-vjeçari ka dashur të vetëmbytet apo është futur në ujë për t’u larë dhe ka pësuar infarkt.
Pritet të kryhet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes.