U zunë se kush duhet të kalonte në vijat e bardha, 47 vjeçari i shkoi këmbësorit te shtëpia dhe e qëlloi me armë

Policia ka arrestuar 47-vjeçarin Gentian Mithi, i cili ishte në kërkim  për tentativë vrasjeje.

47-vjeçari, i cili u kap me armë zjarri, në muajin maj 2024, tentoi të vriste me armë zjarri Jaser Osmani pranë banesës së tij, pas sherrit që kishin patur te vijat e bardha në qendër të Shkodrës.

Gjykata e Shkodrës i ka caktuar Mithit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

NGJARJA NË SHKODËR

Më 11 maj 2024, rreth orës 16:00, në lagjen “Salo Halili” në Shkodër u plagos me armë zjarri 24-vjeçari Jaser Osmani.

I dëmtuari Jaser Osmani mori një plumb në këmbë dhe menjëherë u dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për kurim.

Sipas policisë nga hetimet paraprake rezultoi se Gentian Mithi, pas një konflikti të çastit me Jaser Osmanin, e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Autori dhe i plagosuri e kishin nisur konfliktin e tyre në qendër të Shkodrës, në lagjen “Parrucë”.

Gjithçka ka nisur pas një debati mes tyre për kalimin në vijat e bardha në rrugë. 24-vjeçari i plagosur po ecte në këmbë duke tentuar që të kalojë në anën tjetër të rrugës pikërisht në vijat e bardha. Në atë moment autori i dyshuar ka qenë duke kaluar me automjet.

I plagosuri pretendoi se ishte e drejta e tij për të kaluar në rrugë, ndërsa autori i dyshuar pretendoi se duhej të kalonte ai me makinë. Palët kanë debatuar mes tyre.

Pas pak çastesh shtetasi Gentian Mithi dyshohet se ka shkuar në afërsi të banesës së 24-vjeçarit në lagjen “Salo Halili” në vendin e njohur si “Çinari i Tophanës” dhe aty mendohet se e ka plagosur me armë zjarri pistoletë dhe më pas është larguar në drejtim të paditur, për t’u arrestuar sot (18 shkurt).

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *