Universiteti miraton tarifat e mjekësisë: Kush nuk firmos kontratën do paguajë 2.4 mln lekë në vit

Universiteti i Mjekësisë ka miratuar ditën e hënë tarifat pas mbledhjes së bordit të administrimit. Pas vendimit të Këshillit të Ministrave është ngritur një grup pune që ka bërë studimin e situatës dhe ka përpiluar kontratën.

Nëse studentët e mjekësisë nuk përmbyllin detyrimin ligjor për të qenë pjesë e stafit mjekësor nga 3 deri në 5 vite në vendin e tyre do të paguajnë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja, për çdo vit studimi.

Pse po protestojnë studentët e mjekësisë?

Për dy javë rresht, dhjetëra studentë të mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, duke protestuar para Universitetit të tyre si dhe para Kuvendit, ndërsa sot janë zhvendosur para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e një projekt-ligji, që parashikon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve. Projekt-ligji u kërkon studentëve të mjekësisë që të nënshkruajnë një marrëveshje, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi 5-vjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar. Por studentët deklaruan gjatë protestës, që nëse nisma nuk anullohet, ata do të bojkotojnë vitin akademik. Projekt-ligji parashikon një marrëveshje me studentët e Mjekësisë, që ata të punojnë deri në 5 vite brenda vendit pas përfundimit të studimeve, në sektorin publik dhe atë privat. Edhe diplomën ata mund ta marrin vetëm pas punësimit 5 vite në sistemin shëndetësor shqiptar pas mbarimit të studimeve. 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *