Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e ish-deputetit, Vangjel Tavo, pasi vajza e tij ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-deputeti në një postim në Facebook, ku ka njoftuar ndarjen nga jeta të vajzës së tij Eva. Duke mos dhënë detaje mbi rrethanat e ndarjes nga jeta të së bijës në moshën 24 vjeçare, Tavo shkruan se varrimi do të bëhet ditën e enjte në datën 30 nëntor në orën 11:00.
Raportohet se e reja ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut. Eva Tavo ishte vajza e madhe e ish-deputetit, mamaja e së cilës vite më parë kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.
“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër. Vangjel Tavo“, ka shkruar ish-deputeti në Facebook.