Eksperti i sigurisë, Fatjon Softka, duke folur për vrasjen në Shënavlash, shprehet se është habi se si një vajzë 19-vjeçare ka një qetësi aq të madhe, teksa pranon se ka vrarë babanë.
Për “Breaking” në Top News, ai shprehet se qetësia e saj tregon ose kemi të bëjmë me një person që e ka në gjen vrasjen, ose që nuk është ajo autorja e krimit.
“Mënyra se si ajo tregon ngjarjen si në një libër, ngjarje e cila është shumë makabre sepse ka vra babanë e saj, dhe në të gjitha rastet kur ka krime, të gjithë ata o kanë përfunduar me vetëvrasje ose janë dorëzuar për shkak të situatës së rënduar psikologjike. Fakti që ajo mban qetësinë, duket si një person që nuk e ka kryer këtë krim, dhe kjo ngre pistën nëse dikush tjetër e ka kryer armën. Nëse ajo di të mbajë armën dhe të bëjë qitje, duket se dikush e ka mësuar. Në armë ka dhe gjurmë të vëllait të vogël. Ndaj janë disa gjëra që krijojnë atë që themi, kontradikta në mënyrën e hartimit të një raporti final për qitësin e vërtetë. Qetësia është një argument që tregon që ose është një person që e ka në gjen këtë, ose është jo ekzekutuesi i vërtetë”, shprehet ai ndër të tjera.
Eksperti hedh dyshime se një person tjetër mund të jetë i përfshirë në vrasjen e Pëllumb Metës, duke u bazuar tek qetësia që ruan vajza 19-vjeçare. Sipas tij një vajzë në këtë moshë nuk ka si të ketë eksperiencë në përdorimin e një arme dhe nëse vërtet ajo ka qëlluar ndaj të atit, dikush tjetër e ka mësuar atë që të qëllojë.
Fatjon Softa: Një vajzë 19-vjeçare premisat dhe mundësia për ta përdorur armën janë shumë minimale. Një femër duhet ta mbushë, ta heqë këmbëzën, ta tërheqë siguruesen, ta përdorë etj. Kjo ishe një nga ato pse grupi hetimor kërkoi të bënte një eksperiment për të parë sa njohuri dhe si ata mund ta përdornin dhe jo vetëm aq, por dhe mënyra e qitjes, mënyra si shpërndahen plumbat, apo si e mban në dorë dhe trajektorja e lëvizjes së plumbave mund të shërbejë për të plotësuar kërkimin shkencor për të nxjerrë në pah kush ka qenë qitësi i vërtetë. Unë mendo0j që mënyra se si ka shprehur qetësinë dhe fakti që kërkon të tregojë si në një libër një ngjarje makabër dhe duket si një person që nuk e ka kryer këtë krim, kjo mund të hedhë më shumë dyshime se mund të jetë i përfshirë dhe një person tjetër jashtë familjes. Pyetja është nëse kjo di të mbushë armën dhe di të marrë vijën e shënimit, kush e mësoi këtë vajzë?