“Vajza më tha nuk dua të të takoj”- Ish-bashkëshorti i Ledjonës tregon arsyen e divorcit dhe kontaktet e fundit: Nuk e kam dhunuar! Ja çfarë i shkrova në letër

Jorgen Xoxi, ish-bashkëshorti i gazetares Ledjona Xheladinaj, e cila është pjesë e “Big Brother VIP”, ka dhënë të tjera detaje në lidhje me divorcin e tyre dhe raportin që ai ka më të bijën.

Në një intervistë për “Mos i bjer me top”, Xoxi pretendon se divorci i tij me Ledjonën ka ardhur pasi gjërat mes tyre nuk po ecnin mirë, duke mos dhënë më shumë detaje.

Ai ka treguar se marrëdhëniet me Ledjonën dhe me vajzën e tyre i ka shkëputur që prej vitit 2020, aty ku është njohur me partneren e re.

Sipas tij, vetë vajza ka deklaruar se nuk do ta takojë, dhe takimi i tyre i fundit ka qenë para rreth një viti e gjysmë.

“Kam pasur marrëdhënie shumë të mirë që kur jemi njohur, derisa u ndamë. Deri në vitin 2022 kemi pasur marrëdhënie të mirë, pastaj u shkëputëm. U ndamë në vitin 2016. Për divorcin, nuk mund të vazhdonim dot më tej, arsyet i dimë ne të dy bashkë. Deri në vitin 2020, patëm marrëdhënie, pasi krijova lidhje me një tjetër, nuk kam pasur kontakt me vajzën. Kur i thash do bëhesh me një vëlla apo një motër, aty filloi që çupa të distancohej, as më Ledionën nuk pata më kontakt. E pata kontaktuar, më patë thënë që çupa nuk do të vijë. Kam bërë një shkresë në zyrën përmbarimore, e kanë thirrur dhe Ledjonën atje, kam qenë edhe unë, pas disa ditësh na ka thirrur sërish që të sillte edhe vajzën. Ka ardhur çupa dhe më ka thënë që nuk dua të të takoj më, nuk e di as sot arsyen. Vajzën e kam takuar për herë të fundit qëkur ishte në shkollën greke, pra që një vit kur ka ikur në Tiranë. 1 vit e gjysmë pa e takuar”, deklaroi ai.

Ish-bashkëshorti i Ledjonës ka komentuar edhe hyrjen e saj në BBV, për të cilën tha se nuk e ka pritur shumë mirë, pasi sipas tij, ajo nuk e ka lajmëruar se çfarë do të ndodhte me vajzën dhe me kë do të qëndronte gjatë qëndrimit të saj në BBV.

“Nuk isha në dijeni që do futej në “Big Brother”, ajo duhet të më lajmëronte se edhe unë jam prind i asaj vajze, të më thoshte që çupën do ta lë më prindërit e mi, e ti mos ki merak. Unë e kam parë kur hyri, nuk më erdhi mirë si prind. Unë e dija që rrinte më të ëmën”, u shpreh ai.

Sa i përket akuzës që Jorgen Xoxi ngriti ndaj Ledjonës se ajo ka gënjyer duke thënë që vajza e takon të atin, ai u shpreh se bëri këtë akuzë, pasi “nuk më erdhi mirë që tha e kam rritur çupën e vetëm dhe pa bukë”.

“I ngrita një akuzë se nuk më erdhi mirë që tha e kam rritur çupën e vetëm dhe pa bukë. Plus ditën e ditën tjetër kur tha kam komunikim me ish-bashkëshortin, ajo s’ka asnjë komunikim me mua, ka pasur, ka dy vjet që nuk ka komunikim më mua”, tregoi ai.

Ndër të tjera, nxitur dhe nga lajmet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale se ai e ka dhunuar Ledjonën gjatë kohës që ishin bashkë, ai i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë. Ai ka treguar dhe çfarë i kishte shkruar në letrën që i dërgoi Ledjonës në BBV, ndërsa kjo e fundit refuzoi ta hapte.

“Asnjëherë nuk kam ushtruar dhunë ndaj saj, ajo e di shumë mirë, pavarësisht se çfarë thuhet në media. Ledjona e di shumë mirë se çfarë njeriu jam unë. Ajo do bënte mirë që atë letër ta hapte e ta lexonte, i kam thënë që nuk jam ndjerë mirë për punën e hyrjes në BBV për vajzën. Pjesa e dytë është se nuk e ka rritur e vetëm vajzën, kur ajo ikte në punë me ditë e me jave, për të kujdesesha unë. Unë i kam me fakte me foto në telefon. I kam thënë që nuk jam këtu të prish imazhin tend, por për të mbyllur edhe gojën e publikut”, u shpreh ai.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *