Vajza shqiptare u bë pjesë e “Big Brother Italia”, i ati i shkon dhe e nxjerr nga shtëpia: Nuk të njoh më!

Heidi Baci, shqiptarja e cila u bë pjesë e “Grande Fratello” ka lënë përgjysëm rrugëtimin e saj. Ka qenë babai i Heidit ai i cili hyri në shtëpinë e Vëllait të Madh për të takuar të bijën dhe për t ‘i thënë asaj që duhet të përfundojë këtë eksperiencë. .

I ati ishte kundër afrimitetit të së bijës me Massimiliano Varrese një tjetër konkurent në Grande Fratello dhe i kërkoi asaj të kthehej në shtëpi.

Një zgjedhje e gabuar shumë, shumë e gabuar na habite”, fillon ai, duke shtuar më tej se nëna e Heidit është e shkatërruar nga kjo sjellje e të bijës.

“Mami është e sëmurë, ajo është plak. Eja me mua. Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të vuri nën presion”, tha Genti, babai i Heidit.

Menjëherë pas takimit me të atin, Heidi pati një përballje me Massimiliano , gjatë së cilës i tha se marrëdhënia e tyre “mbaron këtu”, ndërkohë pas kësaj bëri gati valixhet dhe u largua.https://www.instagram.com/reel/CyeT0WqM9K1/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Fnewsbomb.net&rp=%2F746570-2%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A2304.399999999907%2C%22ls%22%3A381.69999999995343%2C%22le%22%3A2192.3000000000466%7D

Heidi Baci është 25 vjeçarja shqiptare e cila u prezantua para publikut italian duke thënë se: Unë jam me origjinë shqiptare. Prindërit e mi erdhën vetëm dhe ia dolën vetë. Babai im është një sipërmarrës ndërtimi, por rruga ishte e gjatë dhe sigurisht e vështirë. Unë jam gjakftohtë dhe kam ambicie, të gjitha të marra nga babai im.

Heidi jeton prej vitesh në Pescara dhe punon si sipërmarrëse në sektorin detar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *