Një zënkë mes disa vajzave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Pavarësia”, të qytetit të Vlorës.
Disa vajza fillimisht janë përplasur me njëra tjetrën me fjalë dhe më pas sherri ka përfunduar në dhunë fizike midis tyre. Siituata ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të rastit, të cilët kanë ndërhyrë për t’i dhënë fund konfliktit
Një djalë që ishte në vendngjarje shihet teksa mundohet t’i ndajë por situata i del jashtë kontrollit dhe i lë vajzat të pëleshen më njëra-tjetrën. Situata u vendos në kontroll nga një person tjetër, i cili po kalonte në rrugë. Ai zbret nga makina dhe arrin t’i ndajë vajzat të cilat po kapeshin nga flokët, ndërsa dëgjoheshin edhe ulërimat e tyre.