Vdekja e Brianit 3-vjeçar, nesër protestë para klinikës private

Nesër, do të mbahet në Tiranë një protestë për vdekjen e Brianit të vogël, që u nda nga jeta në moshën 3-vjeçare, pas komplikacioneve të shkaktuara nga ndërhyrjet në dhëmballë. Protesta është organizuar nga familjarët para klinikës private “Splendent” në kryeqytet. Në orën 18:00 priten të mblidhen edhe qytetarë të thjeshtë në kujtim të vogëlushit.

Kujtojmë që në datën 28 shtator, fëmija ishte dërguar në klinikën private për të bërë trajtim të dhëmbëve. Ndërhyrja ka zgjatur plot 9 orë për vogëlushin, i cili nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes pas komplikacioneve të shkaktuara.

Familjarët kanë pretendime për neglizhencë të doktorëve në mjekim, ndërsa fjalën e fundit pritet ta thotë drejtësia. Ata kanë bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës. Doktori Roland Xhaxho theksoi se nuk ka pasur asnjë neglizhencë nga ana e tyre, por tregoi se i vogli kishte probleme kardiake.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *