Një 20 vjeçar ka ndërruar jetë në në spitalin e Korçë në orët e para të mëngjesit të së premtes si pasojë e një mbidoze lëndësh narkotike.
Nga burimet në polici, paraprakisht bëhet me dije, se Mateo Llabani, është ndjerë keq në një lokal në Bilisht dhe për shkak të gjendjes së rënduar u transportua me ambulancë drejt spitalit të Korçës për mjekim të specializuar, por nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Shkak dyshohet mbidozë e lëndëve narkotike, megjithatë pritet që nga autopsia të zbardhet arsyeja e vdekjes së 20-vjeçarit.
Llabani ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit, ndërsa do t’i bëhet autopsia, për të vërtetuar nëse ishte mbidoza ajo që i mori jetën të riut.
Shenja në trup nga kqyrja paraprake nuk ka. Nga ana tjetër policia po merr në pyetje dëshmitarë, si edhe familjarë të të ndjerit.