Vdes nga problemet kardiake futbollisti i njohur i Skënderbeut të viteve 1975-1985

Vdes nga problemet kardiake futbollisti i njohur i Skënderbeut të viteve 1975-1985 Daniel Xhemo.

Korçari i njohur që në moshë të re ka luajtur futboll që nga klasat sportive të shkollës “Stavri Themeli” e me pas me gjitha ekipet zinxhir të Skënderbeut deri te vishte fanellën e rëndësishme bardhë e kuq.

Pasi mbaroi studimet për inxhinieri – mekanike u rikthye përsëri tek Skënderbeu, lojë të cilën e ka lënë në fund të vitit në 1990, për t’u përkushtuar profesionit të tij të inxhinierit në drejtorinë e kontrollit të automjeteve, aty ku punoi deri ditën e sotme.

Madje, Daniel Xhemo dhe sot ka qenë në punë por për fatin e keq ka rezultuar dita e tij e fundit pasi ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga probleme kardiake në vendi e tij të punës.

Me humbjen e Xhemos futbolli korçar ka humbur një pjesë të historisë së Skënderbeut ashtu si dhe shokët që humbën kolegun e tyre profesionist e familjarët njeriun e tyre të mirë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *