“Vëllai më theu tre brinjë, zihej gjithmonë me babain”. Flet motra e 41 vjeçarit që u vra me thikë nga i ati

Brunilda Gjoni, motra e 41-vjeçarit që u vra nga babai disa ditë më parë në zonën e Kodrës së Priftit, ka treguar sesi ndodhi ngjarja e rëndë.

Ajo, e cila dyshohet se ishte ‘mollë sherri’ për konfliktin mes babai dhe vëllait, ka deklaruar në emisionin ‘Me zemër të hapur’, se ajo nuk ka dashur kurrsesi të marrë pasurinë e babait, sepse nuk i ka interesuar.

Brunilda tha se ka dashur të largojë prindërit e saj nga shtëpia, sepse vëllezërit kurrë nuk kanë patur marrëdhënie të mirë. Ajo shtoi se ishte e përgatitur për një tragjedi të tillë, për shkak të marrëdhënieve konfliktuale që ata kishin.

“Vjen Asimi, kishte pirë shumë. Kapet me babain. I thotë ‘ti ke pas dashnore këtë, ke shkuar me këtë’. Babi nuk donte shamatë. E kapte babain në vende imtime, i thoshte ‘marshalla sa i ka’. Edhe babi i ra në shpullë, i tha ‘është vajza këtu’. Ky pse i ra babi në shpullë, i tha ‘ta marr jetën për 2 sekonda’. E kapi për fyti nuk po e lëshonte. I kam thënë mos se është i vjetër. Ky lëshoi babain me dhe ka kap, dhe më ka thyer tre brinjët. Pastaj ka shkuar prapë te babi. Thirra vëllain tjetër, kur erdhi babi ia kishte ngul thikën.”– tha ajo.Brunilda Gjoni, motra e Asim Gjonit, i cili u masakrua me thikë nga babai i tij, nga shtrati i spitalit ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë.

Ajo tregoi se është divoruar nga bashkëshorti i parë, ndërsa jetonte në Gjermani me burrin e dytë. Por theksoi se për shkak se ishte e papunë ishte rikthyer në Shqipëri për të qëndruar 2 muaj.

Sipas Brunidës, i ati i kishte kërkuar që të qëndronte tek shtëpia e tij dhe jo me qira, mqs ishte vetëm.

Pjesë nga intervista:

Nuk jam mirë fare, kam dhimbje. Skam njeri këtu dhe duhet të ulem e ngrihem vetë

S’të ka vizituar asnjë familjar?

Asnjë nga familja, as nuk më kanë shkruar dhe as nuk më kanë pyetur si je?

As mamja?

Jo askush, nuk u kam bërë asgjë

Çfarë lëndimesh ke?

Më ka thyer vëllai 3-4 brinjë dhe më ka plasur në mushkëri.

E kanë ekzaminuar mjekët?

Po

Ishit prezent në ngjarje?

Po, aty isha?

Sa kohë jetonit te babai

Jam e martuar në Gjermani asnjëherë nuk ka qëndruar tek babai këtë herë më tha babai mos paguaj qira, hajde rri tek babai

Pse u ktheve?

U mërzita në Gjermani, pa punë nuk rrija dot

Je e divorcuar?

Jam në martesë, Me burrin e parë jam divorcuar. Jetoj në Gjermani, shkova atje për të qëndruar 3 muaj por nuk rrija dot sepse edhe tek puna më kërkonin, edhe vetë u mërzita sepse jam në shtëpi pa punë dhe pa gjë nuk rrija dot.

Kur u ktheva doja të merrja shtëpi me qira dhe jo të qëndroja tek babi

Ju u kthyer me fëmijët?

Djalin e madh e kam në Itali dhe të voglin tek i ati. Ndërsa babi më tha mos rri me qira po hajde tek unë, unë 12 orë isha në punë. Punoja pjatalarëse në një restorant.

Do shkonit sërish në Gjermani?

Do të rrija 2 muaj dhe do të ikja sërish atje sepse kam burrin. Bashkëshorti është nga Kosova

Babi jetonte më vëllain?

Jo janë ndarë prej 13 vitesh, që kur është martuar vëllai ka qenë i ndarë nga babai.

Nuk kanë jetuar bashkë. Kanë pasur shtëpi më vete.

Asnjëherë nuk kanë qenë bashkë. Ai erdhi tek familja e babait, shkonte tek familja e babait vetëm për ti ngacmuar.

Sa larg janë banesat?

Vetëm një mur i ndan

Atë natë erdhi vetëm?

Jo erdhi vetëm, nëse do ishte bashkëshortja sdo të vinte tek babai.

Ku e gjete vëllain?

Kur zbrita nga kati i 3 në katin e 1, Asimi ishte në krevatin që fle babi. Filluam të merrnin peshqirë.

Nuk e kam vërë re Asimin, vetëm pak që ishte i verdhë, Vetëm merrja peshqirin që kunatat ti ndalnin gjakun.

Babai aty ishte, u zverdh. S’kam lidhje me Asimin vetë e filluan sherrin, përfunduan në vrasje, Në mos atë natë vrasje do tu bënte, ato kurrë në jetë nuk kanë pasur lumturi.

Gjithmonë e kanë pasur mendjen vetëm të pinte. Nuk e di si e ka pasur marrëdhënien me bashkëshorten, nuk kam jetuar me të që ta dija.

Ka ndodhur edhe njëherë sherr mes tyre 10 vite më parë, është zënë babi me Asimin për një lodër fëmijësh. Pse i ndava, Asimi më goditi në tavolinën e xhamit, Jo vetëm me Asimin, por edhe vëllezërit e tjerë nuk kam pasur marrëdhënie të mira. Kam qëndruar indiferente, as ata nuk kanë pasur dashuri për motrat.

Kur jam ndarë nga ish burri, kam pasur probleme familjare. Gjithë familja ime nuk më fliste pse u ndava.

Kam dy fëmijë me ish burrin. Kishim probleme familjare. Nuk donin që të ndahesha nga bashkëshorti se kishin frikë mos i merrja pasurinë e babait, më saktë në shtëpinë. Mua shtëpia e babit kurrë s’më ka interesuar, kurrë.

Babai juaj pati ndonjë reagim pas ngjarjes?

Ai u ndihmua ta ndihmonte, por donte të merrte peshqirin. U bë pishman, tha o bijë “ose do të kishte vrarë, ose do ta vrisja se nuk ndryshonte”.

E pyeta i thashë “pse o ba e bërë këtë punë”. Oj bijë tha mu errën sytë, nuk kisha çfarë të bëja kur po më shtrëngonte.”

Si reaguan fëmijët e tu për vdekjen e dajës?

U erdhi keq, edhe mua. Por kjo tragjedi do të ndodhte, lërë çfarë thonë që kemi kaluar mirë, asnjëherë nuk kanë kaluar mirë si familje, Për një gjë të vogël merrnin thikat, ziheshin me babin. Shkonin tek babi e ngacmonin, i shkonin në shtëpi.

“Unë nga shteti kërkoj mbrojtje. Sepse kam frikë të dal edhe nga spitali. Skam ku shkoj dhe ku rri. kërkoj mbrojtje më kanë thënë që “Nëse flet kundra familjes ti e gjallë nuk do të jesh në Shqipëri”. (Qan) Kam frikë, familja më ktheu kurrizin, hyra për ti ndarë. Po tregoj të drejtën siç është. Brunildës nuk i ka interesuar pasuria e babit, prindërit doja ti largoja nga aty.

Pse të më marrin inat, as 5 lekë nuk i kam marrë. Pse të më telefonojnë e të më thonë “mos u duk në këtë lagje se je e vrarë” Për çfarë kam e vrarë? S’kam bërë krim. Jeta ime është në rrezik. Akoma s’po marr veten.

Jam në spital dhe askush nuk është interesuar të vijë, nuk u kam bërë gjë”, tha Brulinda Gjoni.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *