Video/ Drejtori i policisë rrugore gjuan me shpullë të riun pas arrestimit, Rrumbullaku e pezullon nga detyra

Drejtori në Drejtorinë e Policisë Rrugore Altin Qato, ka qëlluar me shpullë një qytetarë në aksin Thumanë- Kashar, teksa po zhvillohej protesta e banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës.

Mësohet se dy të rinjtë teksa ka qenë duke pritur në trafikun e shkaktuar nga protesta, i kanë rënë borisë pa ndalim përkundër udhëzimeve nga policia. Të rinjtë pasi janë nxjerrë nga makina, i janë vënë prangat dhe janë shoqëruar në komisariat.

Menjëherë pas publikimit Muhamet Rrumbullaku e ka pezulluar Qaton nga detyra.

Sipas policisë, ndaj Qatos ka nisur një hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, hetim i cili do të kryhet në bashkëpunim me AMP.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *