Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka treguar edhe njëherë mospëlqimin që ka me studentët në Tiranë. Në një takim ditën e djeshme në, Veliaj ka deklaruar se qytetarët janë ndryshe nga studentët që jetojnë në konvikte për shkak se arsyetojnë. Sipas Veliaj, studentët nuk arrijnë të arsyetojnë, por shohin vetëm punën e tyre.
“Nëse secili bën llogaritë e veta, nuk quhemi komunitet. Quhemi disa konviktorë që secili ka atë adresën e vet. Qytetarët janë ndryshe. Ne nuk jemi në konvikt, ne jemi banorë dhe jemi qytetarë. Kjo do të thotë se arrijmë të arsyetojmë se kur do akomodojmë me prioritet fëmijët, kur do akomodojmë biznesin dhe kur do akomodojmë kantiere. Qyteti nuk është i pafundmë”, tha Veliaj.
Kjo nuk ështe hera e parë që Veliaj ka sulmuar studentët që për shkak të kushteve ekonomike zgjedhin që të jetojnë në konvikt. Janë të shumtë të rinjtë dhe të rejat që zgjedhin konviktin për shkak të kushteve ekonomike që kanë, pasi jo të gjithë arrijnë që të paguajnë minimalisht 350 euro një shtëpi 1+1 në Tiranë, me këto çmime që janë rritur 2-3 vitet e fundit