Militantët palestinezë kanë kapur peng dhjetëra izraelitë, ushtarakë dhe civilë, në një zhvillim të paprecedentë.
Disa mendohet se mbahen në disa nga qytetet e vogla pranë Rripit të Gazës, derisa të tjerët janë çuar në Gaza. Një video e cila po bën xhiron në internet, tregon momentin që besohet të jetë një grua izraelite që merret peng nga militantët derisa e fusin në makinë.
Militantët e Gazës kanë sulmuar me raketa Izraelin mëngjesin e së shtunës. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kanë shpallur gjendje gatishmërie për luftë në përgjigje të sulmit të befasishëm nga Gaza. Ushtria izraelite ka nisur të kryejë sulme hakmarrëse ajrore në Rripin e Gazës dhe ka paralajmëruar se Hamasi do të paguajë një çmim shumë të rëndë.