Biznesmeni Elton Ilirjani ka ndarë lajmin e mirë se Parashqevi Siamku është takuar me djalin e saj Luke, mesditën e kësaj të premteje.
Ky është takimi i parë pas shume vitesh. Ka qenë vetë Ilirjani, i cili ka shpërndarë fotot e tyre të përqafuar, ndërsa Parashqevia i thotë “Zoti të bekoftë” ndërsa për të birin shprehet se është nervoz.
Rasti i Parashqevi Simakut, e cila jetonte e pastrehë në Nju Jork tronditi opinionin publik rreth një muaj më parë. Pas ndihmës së dhënë, kryesisht nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Elton Ilirjani, situata e këngëtares paraqitet më e mirë.
Aktualisht ajo qëndron në një hotel në New York, ndërsa një biznesmen është ofruar për t’i paguar asaj qeranë.