Video/ Po festonin me fishekzjarre, ja si mori flakë lokali ku u dogjën 114 dasmorë

E paimagjinueshme është tragjedia që ndodhi në një dasmë në qytetin Nineveh të Irakut, kur vendi mori flakë nga fishekzjarrët , ku numri i fundit flet për 114 të vdekur dhe 150 të plagosur.

Ky version duket se mbështetet nga një video e postuar në rrjetet sociale që tregon një llambadar duke marrë flakë.

Në një video tjetër, nusja dhe dhëndri shihen duke kërcyer në pistën e vallëzimit kur papritur shpërthen një zjarr duke bërë që të gjithë të fillojnë të vrapojnë për siguri. Gjithashtu theksohet se për momentin është e paqartë nëse mes të vdekurve apo të plagosurve është edhe çifti.

Dëshmitarët okularë thanë se zjarri shpërtheu në ndërtesë rreth orës 22:40 (me orën Irak) të martën mbrëma dhe se kishte qindra të ftuar në dasmë. Siç raporton Associated Press, mes viktimave ka edhe fëmijë.

Shumica e të plagosurve ose kanë djegie ose kanë probleme me frymëmarrjen nga tymi, ndërsa raportohet edhe për viktima të shkelura.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *