Video/ Tiranë, qytetarja që hiqet si vullnetare kafshësh filmohet duke dhunuar barbarisht një qen

Abuzimi dhe dhuna ndaj kafshëve është parë e denoncuar herë pas here në vend. Pas rastit të shqiponjës së kryqëzuar në Përmet, të tjera pamje të rënda tregojnë edhe njëherë abuzimin ekstrem që bëhet me kafshët në vendin tonë.

Një tjetër rast i denoncuar në rrjete sociale, ku një qytetare shkruan se një grua që jeton pranë Drejtorisë së Policisë te “Myslym Shyri”, konkretisht në një pallat me 17 kate, i keqtrajton qentë barbarisht.

Sipas saj, ajo merr në shtëpi qentë e rrugës duke u shfaqur si bamirëse, por ‘prapaskenat’ janë të tmerrshme për kafshët e gjora. Siç duket nga VIDEO e publikuar, zonja bjonde e godet qenin me shqelma, ndërkohë që ndodhen në ashensor. Përballë këtyre pamjeve brutale, autoritetet përkatëse duhet të marrin masa!

Gazeta Shqip - Logo

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *